SHBA do të eksportojë 20 milionë doza vaksinash deri në fund të qershorit

schedule20:11 - 18 Maj, 2021

schedule 20:11 - 18 Maj, 2021

Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, Shtetet e Bashkuara të Amerikes do të eksportojnë 20 milionë doza të vaksinave kundër Covid-19 në vendet e tjera deri në fund të qershorit, përveë 60 milionë dozave të  AstraZeneca që tashmë administrata tashmë i ka dërguar në Kanada dhe Meksikë.

Shtëpia e  Bardhë pritet të eksportojë vaksinat e prodhuara nga Moderna, Pfizer dhe Johnson & Johnson.

Masa vjen ndërsa SHBA po përballet me presion për të ndarë furnizimin e tyre të vaksinave me pjesën tjetër të botës.

Deri sot, 60% e amerikanëve të rritur mbi 18 vjeë ka marrë të paktën një doze të një vaksine anti-Covid-19.

”SHBA ka rezervuar 300 milionë doza të Pfizer dhe Moderna dhe 200 milionë doza të  Johnson & Johnson, kështu që Amerika është në rrugën e duhur për të siguruar më shumë doza sesa banorët e saj”, tha Biden./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!