Lajm i trishtë: Ndërron jetë gjeniu i muzikës italiane, Franco Battiato

schedule10:52 - 18 Maj, 2021

schedule 10:52 - 18 Maj, 2021

Kantautori i njohur italian, Franco Battiato, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 76-vjeçare. Ai kishte kohë që ishte i sëmurë, ndërsa sot vdiq në rezidencën e tij në Milo.

Sipas “La Reppublica”, lajmin e trishtë e konfirmoi familja e tij, e cila bëri të ditur se varrimi do të mbahet në një formë rreptësisht private.

Battiato lindi në Jonia më 23 mars të vitit 1945.  Në karrierën e tij të gjatë, Franco krijoi këngë të njohura si “La Cura”, “Centro di gravita permanente”, “Voglio vederti danzare”.

Ai ka lëvruar zhanre të ndryshme gjatë krijimtarisë së tij, duke eksperimentuar edhe me elektronikën. Sakaq, Battiato gjatë karrierës së tij bashkëpunoi me disa muzikantë italianë dhe ndërkombëtarë dhe këngëtarë të estradës, veçanërisht me këngëtaren italiane Alice me të cilën Battiato përfaqësoi Italinë në garën e këngës “Eurovision 1984” me këngën “I treni di Tozeur”./abcnews.al