Zyrtare: Rinovimet në modë te PSG, firmos edhe gjermani Jurgen Draxler

schedule18:41 - 17 Maj, 2021

schedule 18:41 - 17 Maj, 2021

Jurgen Draxler ka pranuar ofertën e PSG dhe ka nënshkruar marrëveshjen e re, që do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2024.

Gjermani nuk e kishte të sigurt qëndrimin te francezët, por sot është bërë zyrtare gjithçka dhe Draxler do të mbetet nën urdhrat e trajnerit Mauricio Pochettino.

Më parë PSG ka nënshkruar kontratat e reja me Angel Di Maria dhe Neymar, ndërkohë që drejtuesit po bëjnë gjithçka të “blindojnë” edhe Kylian Mbappe. /abcnews.al