Lumi u mbush me dhjetra kufoma, reagon qeveria indiane

schedule14:32 - 17 Maj, 2021

schedule 14:32 - 17 Maj, 2021

Qeveria e Indisë e ka pranuar që trupat e nxjerrë nga lumi Gang mund të jenë viktima të koronavirusit. Gjetjen e trupave, qeveria e vendit e ka përshkruar si një gjë të pahijshme dhe alarmuese.

Trupa të pajetë dolën në breg nga ujërat e lumit Gang ndërsa të tjera kufoma u gjetën të groposura në varre të cekëta përgjatë shtratit të lumit ndërsa vendi është gjunjëzuar nga vala e dytë e koronavirusit, shkruan Abcnews.al.

“Vendi po përballet me një situatë të jashtëzakonshme ku numri i rasteve me koronavirus dhe vdekjeve është rritur në shumë shtete së fundmi. Kohët e fundit janë raportuar hedhje trupash të pajetë / kufoma pjesërisht të djegura ose të dekompozuara në lumin Gang dhe degët e tij. Kjo është e pahijshme dhe alarmante,” thuhet në deklaratë.

Gjatë 10 ditëve të fundit, në fshatrat e vendosur përgjatë lumit në shtetet e Uttar Pradesh dhe Bihar në Indinë lindore janë gjetur kufoma të dekompozuara në breg të lumit.

Në rrethin Buxar të Bihar, të paktën 71 trupa u gjetën javën e kaluar. Shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar pasi kufomat janë në gjendje të degraduar, por të gjithë tani janë duke u djegur, thanë zyrtarët e rrethit. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!