Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një i panjohur “dora e artë” në NBA/ TY Jerome është shënuesi më i mirë i ligës në 3 duelet e para

schedule12:48 - 27 Tetor, 2026

schedule 12:48 - 27 Tetor, 2026

Nuk është aspak i ri, por ndonjëherë lavdia vjen vonë.

Në ligën amerikane të basketbollit, NBA, luan edhe një lojtar me emrin Ti Xhej Xherom, i cili sot është 29 vjeç, dhe të paktën pas tri ndeshjeve të para të sezonit kryeson renditjen e shënuesve.

Ai është lojtari që ka realizuar më shumë pikë deri tani, 104, dhe këtë e ka arritur në 3 ndeshje.



Kjo do të thotë mesatare 34.7.

Memfis Grizlis kanë një nisje të shkëlqyer të sezonit duke mos humbur asnjë ndeshje, dhe papritur njeriu kryesor i ekipit është Xherom.

Natyrisht, nuk pritet që ai të vazhdojë tepër gjatë në krye të renditjes së së shënuesve në NBA.

Yje të tillë si Luka Donçiç I Lejkërsave, Entoni Eduards i Minesotës, Zak Lavini Sakramentos, Tajris Maksej i Filadelfias, Shei Gilgës Aleksandër i Oklahomës, Janis Adetokumbo I Majemit apo Ostin Rivs sërish I Lejkërsave, kanë shumë më tepër shanse të fitojnë çmimin e shënuesit më të mirë këtë sezon në basketbollin amerikan.

Gjithsesi, Xherom e ka shkruar një faqe historie për veten e tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!