Shtatë gola prodhoi takimi Newcastle-Manchester City. Një sfidë që nuk kishte rëndësi për snjërën palë dhe të dy ekipet u dëfryen mes tyre në fushën e blertë.
Heroi i sfidës ishte Ferran Torres. Talenti spanjoll realizoi tre gola për kampionët e Anglisë, teksa rrugën e rrjetës e gjeti edhe portugezi Joao Cancelo.
? A seven-goal thriller ?#NEWMCI pic.twitter.com/nTvd5Gtm9j
— Premier League (@premierleague) May 14, 2021
Emil Krafth, Joelinton dhe Joseph Willock ishin autorët e golave për “Qymyrxhinjtë”. Një fitore morali për Manchester City, që është fokusuar totalisht te finalja e Champions League.
Manchester City nuk e ka fituar kurrë më parë trofeun e madh, por do të ketë shansin ta bëjë të vetin më 29 maj, datë kur do të luhet finalja ndaj Chelsea. /abcnews.al