Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Juve “krasit” Milanin, Raiola ua gjen direkt pasuesin e Calhanoglu

schedule15:18 - 14 Maj, 2021

schedule 15:18 - 14 Maj, 2021

Shumë zhurmë rreth Milanit. Hakan Calhanoglu, fantazisti turk i kuqezinjve, është drejt largimit dhe për më tepër drejt rivalëve të Juventusit.

Ky është lajmi i fundit nga gazetari Daniele Longo, i cili shkruan se bardhezinjtë janë në bisedime të avancuara për transferimin e mesfushorit me parametra zero.

Firma është pranë dhe Calhanoglu do të përfitojë 5 milion euro në sezon, një më shumë se sa i ka ofruar Milani për të rinovuar.

Zhvillimi tjetër nga kampi kuqezi lidhet me pasuesin e turkut. Il Tempo shkruan se Mino Raiola i ka propozuar Milanit që në vend të Calhanoglu ta marrë Henrikh Mkhitaryan, të cilit i përfundon kontrata më 30 qershor.

Armeni ka bërë një sezon fantastik me Romën, duke shënuar 11 gola e duke dhënë 11 asiste në 32 ndeshje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!