Derbi është ndeshja më e rëndësishme e sezonit dhe ultrasit e Tiranës menduan të mbështesin ekipin e tyre të zemrës përpara duelit të përjetshëm ndaj pjesës së kuqe të kryeqytetit. Gjithsesi, jemi në kohë pandemie dhe policia i bllokoi.
Me anë të një postimi në “Instagram”, Tirona Fanatics nuk i kursejnë thumbimet ndaj forcave të shumta policore, që i penguan në misionin e tyre përpara fillimit të derbit ndaj Partizanit.
POSTIMI I TIRONA FANATICS
“Sot, TF (Tirona Fanatics) paralajmëroi një mini-tubim simbolik në mbështetje të skuadrës para ndeshjes me morrat e kuq.
Duke qenë koshient për situatën aspak normale të Covidit, TF ka respektuar me përpikmëri komplet situatën, duke shmangur grumbullimet pothuajse gjatë gjithë kampionatit.
Duke parë ndodhitë e fundit, bilancin e situatës apo edhe tubimet e ndryshme që janë mbajtur gjatë 2 muajve të fundit, ne besuam se një mini-organizim mbështetës dhe simbolik nuk do të bënte aspak problem, sidomos pas pamjeve të fundit të fushatave politike, ku secili prej nesh ka parë masivitet nga të gjithë kahet politike dhe jo vetëm…
Po kjo pak rëndësi ka!
Në momentin që KOP-i Fanatics ka mbërritur në lokacionin e paralajmëruar jemi ndeshur menjëherë me një numër të pazakontë të Forcave të Rendit, të cilët thua se nuk kanë jetuar e vepruar aspak në vend gjatë 2 muajve të fundit. Një numër i madh forcash policie, të cilët thua po prisnin të arrestonin kriminelë e banditë e jo për të shmangur një organizim tifozerik!
View this post on Instagram
Stadiumet në mbarë boten po shkojnë drejt një hapje të pjesshme, e tubimet jashtë stadiumit nga grupet Ultras tashmë janë bere tërësisht normale.
Pavarësisht padrejtësive apo paaftësisë së uniformave blu dhe pseudo-eproreve të tyre, ne zotohemi se kurrë nuk do të mund të ndalojnë e as intimidojnë atë që për kryeqytetin është një nga asetet më të vlefshme, Tifozerine Bardhe e Blu…
Ne nuk do ndalemi kurrë, represioni e padrejtësia juaj thjesht na bëjnë më të fortë…
Këngët tona janë kënduar nëpër rajonet e dhomat më të errëta të sistemit komunist…
Ju nuk na bëni aspak përshtypje!
GJITHMONË DHE VETËM ME TIRONEN KUNDËR TË GJITHËVE DHE GJITHÇKAJE!
Ne jemi Tirona…
Ne jemi Fanatics!”