Nga Agim Blloshmi
Muhamet Terziu nga Librazhdi pasi ka agjËruar përgjatë gjithë muajit të shënjtë të Ramazanit, në mëngjes ka marrë pjesë në faljen e Namazit. 76 vjeçari edhe kur komunizmi luftonte besimet fetare mundi të lexojë libra fetarë fshehur.
“Që në 1957 xhaxhai im më dha një libër dritën e zëmrës. Që atëherë nisa të mësoj për fenë. Librat i mbanin më shtëpi nuk na hynte njeri aq thellë,” thotë ai.
Sai i përket agjërimit në kohën e komunizmit ai thotë se ishte e vështirë. Kur duhet të hanin syfyrin mbyllni të gjitha perdet dhe izoloheshin në banesë.
“Mbulonin shtëpinë me perde kur hanim syfyrin. Me zor shumë të madh e bënim,” shprehet besimtari.
Me ndërrimin e sistemit 76 vjeçari e trashëgoi besimin tek fëmijët, nipërit dhe mbesat.
“Ne komplet falemi, edhe fëmijët e vegjël, goca e gocës, një vit e gjysëm dhe thotë lutje. Goca e çunit të pestë na thotë dua mamin dhe babin, dua gjyshin dhe gjyshen po më shumë dua Zotin,” shprehet 76-vjeçari.
Tereziu ndan e një urim për besimtarët që agjëruan gjatë këtij muaji të shenjtë.
“Zotin na i pranoftë, po duhet të jesh besimtar me sy dhe zemër jo me sy dhe faqe!” thotë ai. /abcnews.al