Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Aksident në aksin Prrenjas-Librazhd/ Plagosen dy të rinj, dërgohen tek Trauma në Tiranë

schedule19:59 - 14 Maj, 2026

schedule 19:59 - 14 Maj, 2026

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin Prrenjas–Librazhd, pranë fshatit Dragostunjë, ku dy djem të rinj kanë mbetur të plagosur, teksa udhëtonin me motoçikletë.

Për shkak të përplasjes së fortë kanë mbetur të plagosur rëndë dy adoleshentët, duke pësuar fraktura të shumta në trup.

Njëri prej të plagosurve është banues në fshatin Hotolisht dhe tjetri nga zona e Polisit në Librazhd.



Menjëherë pas aksidentit, ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, mjekët kanë vendosur dërgimin e tyre të menjëhershëm në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!