Aymerick Laporte do të luajë me Spanjën në Euro 2020. Qendërmbrojtësi i Manchester City ka lindur në Francë dhe është aktivizuar me të gjithë kombëtaret e moshave, nga U17 te U21.
Pavarësisht paraqitjeve pozitive te kampionët e Anglisë, Didier Deschamps, timonieri i kampionëve të botës, nuk e ka ftuar kurrë te kombëtarja e madhe.
Spanja ka përfituar nga një situatë e tillë dhe Luis Enrique ka kontakuar 26-vjeçarin për t’i dhuruar një fanellë te kombëtarja iberike. Laporte ka origjinë baske dhe e ka pritur mirë ftesën e trajnerit të Spanjës.
Sot ka ardhur edhe zyrtarizimi si spanjoll. Qendërmbrojtësi i rritur në klubin e Athletic Bilbao (përfitoi 65 milion euro nga shitja e tij te City) ka marrë nënshtetësinë spanjolle dhe mund të luajë me kombëtaren iberike në Euro 2020. /abcnews.al