Qeveria braziliane ka pezulluar vaksinimin e grave shtatzëna me AstraZeneca, pas vdekjes së një gruaje në javën e 23-të shtatzënisë në Rio de Janeiro. Vendimi për pezullimin e vaksinës do të qëndrojë në fuqi derisa të zbulohet shkaku i vdekjes së viktimës.
Gruaja shtatzënë humbi jetën pasi zhvilloi mpiksje gjaku pas vaksinimit me AstraZeneca, tha Ministri i Shëndetësisë Marcelo Keiroga gjatë një konference për shtyp.
Të gjitha gratë shtatzëna që kanë marrë tashmë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca do të duhet të shtyjnë intervalin mes dozës së dytë derisa të ketë një njoftim me të dhëna të sakta nga ministria, tha koordinatori i programit kombëtar, François Francinatou.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 22,295 gra shtatzëna janë vaksinuar në Brazil, 67% e tyre me AstraZeneca, e cila është një nga tre vaksinat e miratuara në Brazil, dy të tjerët janë CoronaVac dhe Sinovac dhe Pfizer / BioNTech.
Fushata e vaksinimit në shtetin me 212 milion banorë, e cila filloi në fund të mesit të janarit, vazhdon me një ritëm të ngadaltë. Vendi ka regjistruar mbi 425,000 viktima që nga fillimi i pandemisë. Deri më tani rreth 32 milion brazilianë kanë marrë dozën e parë (15% të popullsisë) dhe 15 milion të dytën (7%)./abcnews.al