Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pasi verifikoi elementët e formës dhe përmbajtjes së kërkesave ankimore të depozituara në KQZ, ka kaluar për shqyrtim 18 kërkesa ankimore nga PD, LSI dhe kandidatët e propozuar nga zgjedhësit Iljaz Shehu, Boiken Abazi dhe Kreshnik Merxhani.
“KAS vendosi kalim për shqyrtim të kërkesave ankimore nr. 33, nr. 34, nr. 35, nr. 36, nr. 37, nr. 38, nr. 39, nr. 40, nr. 41, nr. 42, nr. 43, nr. 44, nr. 46, nr. 48, nr. 49, nr. 51, nr. 52 dhe nr. 53 me ankues subjektin Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Demokratike e Shqipërisë, dhe kandidatët e propozuar nga zgjedhësit z. Iljaz Shehu, z. Boiken Abazi, z. Kreshnik Merxhani”, bëhet me dije në njoftim.
Sakaq shqyrtimi i kërkesave ankimore do të bëhet në datën 12.05.2021, duke filluar nga ora 09:30.
Nga na tjetër KAS vendosi mos pranimin për shqyrtim të kërkesave ankimore nr. 45 me objekt “Detyrimin e KQZ për të na pajisur me vendimin për votimin nga jashtë shtetit të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 Prill 2021” me ankues koalicionin ABEOK dhe nr. 47 me objekt “Rinumërimin e votave për kandidatët në qarkun e Tiranës” me ankues zj. Lediana Fratari, kandidate për deputete, qarku Tiranë (PD-AN)”.
Njoftimi i plotë:
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve verifikoi elementët e formës dhe përmbajtjes së kërkesave ankimore të depozituara në KQZ.
Në përfundim të verifikimit, KAS vendosi kthimin për plotësim të kërkesave ankimore nr. 32 me objekt “Kundërshtimin e vendimit të KSHZ-së me nr. 345, datë 04.05.2021 “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore, qarku Vlorë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 prill 2021” me ankues z. Tasim Mehmeti, kandidat për deputet, qarku Vlorë” dhe nr. 50 me objekt “Shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun Tiranë” me ankues z. Kostaq Papa, kandidat për deputet, qarku Tiranë (ABEOK).
KAS vendosi mos pranimin për shqyrtim të kërkesave ankimore nr. 45 me objekt “Detyrimin e KQZ për të na pajisur me vendimin per votimin nga jashtë shtetit të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 Prill 2021” me ankues koalicionin ABEOK dhe nr. 47 me objekt “Rinumërimin e votave për kandidatët në qarkun e Tiranës” me ankues zj. Lediana Fratari, kandidate për deputete, qarku Tiranë (PD-AN)”.
Gjithashtu, KAS vendosi kalim për shqyrtim të kërkesave ankimore nr. 33, nr. 34, nr. 35, nr. 36, nr. 37, nr. 38, nr. 39, nr. 40, nr. 41, nr. 42, nr. 43, nr. 44, nr. 46, nr. 48, nr. 49, nr. 51, nr. 52 dhe nr. 53 me ankues subjektin Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Demokratike e Shqipërisë, dhe kandidatatët e propozuar nga zgjedhësit z. Iljaz Shehu, z. Boiken Abazi, z. Kreshnik Merxhani.
Shqyrtimi i kërkesave ankimore do të bëhet në datën 12.05.2021, duke filluar nga ora 09:30.
/abcnews.al/