Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla e ftuar në Mbrëmje në ABC News ka folur për arritjet e sistemit arsimor, reformat dhe sfidat. Sipas saj portali “Mësues për Shqipërinë”, implemetimi i skemës së re të kualifikimeve dhe 3 lëndë në 6 orë kanë rezultuar një sukses.
Një tjetër arritje sipas Nikollës është mbyllja e klasave kolektive Një hap është hedhur edhe në mbylljen e 340 k klasave kolektive në 260 shkolla në të gjithë vendin.
“Janë 340 klasa të tilla në mbi 200 shkolla në të gjithë vendin. Nuk është e mundur që të arrihet në të gjithë territorin e Shqipërisë mbyllja e klasave kolektive, por qeveria do të ndërhyjë në zonat me prioritet” – tha ministrja e arsimit.
Pas pilotimit në 15 gjimnaze ka rezultuar e suksesshme dhe vendosja e një oficeri policie në shkolla, bëri të ditur ministrja.
Sipas saj nuk bëhet fjalë për punonjës policie, por persona të kualifikuar që janë trajnuar edhe për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në shkolla. Praninë e tyre ministria e arsimit do ta shtrijë në 150 shkolla në mbarë vendin.
Heqja e celularëve theksoi Nikolla është dhe betaja më e vështirë, por kjo nismë ka gjetur përkrahjen e prindërve.
“Nëse nxënësi herën e parë kapet me celular, i dorëzohet prindërve. Por nëse rasti përsëritet do të ketë konfiskim të celularit apo edhe masa të tjera të rrepta”- tha ministrja Lindita Nikolla.
Përsa u përket problemeve të teksteve mësimore, ministrja tha se ato janë drejt fundit.
“Tekstet nuk çertifikohen që vitin e parë, sepse bëhet diferencimi nga mësuesit dhe prindërit dhe pasi kalon këtë sitë përcaktohen ndryshimet që duhen bërë. Vitin tjetër shkollor ato nuk futen nëse nuk bëhen ndryshimet e sugjeruara.
Në fund të vitit ne marrim nga mësuesit rekomandimet se çfarë nuk shkon me librin dhe në bazë të kësaj ne vendosim nëse çertifikohen apo jo”.
Gjithashtu Nikolla foli edhe për reformën në arsimin e lartë dhe prioritetin e qeverisë që është mësuesia. Sipas saj arritja e këtij viti është se përzgjedhja e mësuesisë në universitet është e treta dhe me mesatare mbi 7.
Ministrja foli edhe për degët e mbylluara në disa universitete dhe hapjen e disa degëve të rejave, sipas kërkesë së tregut.
Një tjetër çështje që u diskutua ishte edhe shkolla e drejtorëve që sipas ministres i shërben rritjes së cilësisë në arsim. /abcnews.al