Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reformë në arsim, mësuesit kthehen në auditore/ Trajnime për kurrikulat e reja, integrimi i teknologjisë dhe IA në mësimdhënie

schedule15:42 - 23 Maj, 2026

schedule 15:42 - 23 Maj, 2026

Rreth 22 mijë mësues të arsimit parauniversitar i kthehen auditoreve. Pedagogë të nëntë universiteteve publike po i trajnojnë rreth programeve të përditësuara  shkollore.

“Ka nis në prill do të zgjasë deri në dhjetor të 2026. Të gjithë mësuesit e profileve specifike nga gjuha shqipe, matematika, shkenca, gjuhë e huaj, edukim fizik do të trajnohen për ndryshimet e përditësimet e kurrikulave. Prek disa dimensione, integrimi I teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në mësimdhënie, aftësi të buta të komunikimit empatise, në raport me sjelljen dhe menaxhimin e klasës”, u shpreh Gert Janaqi, drejtor i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar.

Kjo pasi nga shtatori i vitit të ardhshëm mësuesit do të punojnë me tekste të ndryshuara. Qytetaria e klasës së parë, të gjashtë dhe të dhjetë dhe gjuha shqipe e klasës së dhjetë do të jenë tërësisht të reja  ndërsa  lëndët e tjera do të jenë të përditësuara.



“Elementi i parë lidhet me koncepte që nderlidhen më mirë në  shkenca dhe matematikë, elemente që lidhen  me identitetin kombëtar ne histori gjeografi, lidhin mësimin praktik me njohuritë dhe tregun e punës, integrimin e teknologjisë.  Është rritur 40 -50% në varësi të lëndës, prakticiteti, ushtrimet   duke balancua pjesën teorike dhe ato praktike”, shtoi ai.

Ndryshime në tekste do të vijojnë çdo vit shkollor me klasat e tjera  deri në  2029.  Librat  shkollor synohet të jenë më të thjeshta,  të nxisin mendimin kritik dhe të zbehin të mësuarin përmendësh.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!