Sezoni turistik, Tomini në ABC: Do kemi një fund maji ndryshe, kur mund të hiqen kufizimet

schedule20:09 - 10 Maj, 2021

schedule 20:09 - 10 Maj, 2021

Kjo verë nuk do të aq e ngurtë dhe e “cunguar” krahasuar me verën që lamë pas, por ende nuk mund të kemi një datë fikse se kur mund të hiqen tërësisht kufizimet në vend. Kështu është shprehur zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini në një bisedë me Jonida Shehun në “Radari Informativ” në ABC.

Tomini theksoi se nëse tendenca e situatës epidemilogjike do të jetë ulëse, mund të kemi një fund maji ndryshe nga 2020.

“Tendenca e situatës nëse do të jetë ulëse, duhet të jetë një fund maj ndryshe nga 2020. Por kjo tendencë në ulje duhet të mbahet. Gjasat janë për një lehtësim më të mirë të kësaj vere. Jo vera e 2020, jo aq e mbyllur, aq e ngurtë.”

Zëvendësministrja e Shëndetësisë tha se vera do të jetë më e lirë edhe për faktin që një pjesë e mirë e kategorive të rrezikuara janë tashmë të vaksinuara.

“Do jetë më e lehtësuar se të gjitha grupet e riskut, edhe strukturat akomoduese, e lehtësojnë akoma situatën. Dhe, pandemia ka akoma më pak efekt në turizëm. Kjo lloj tendence në rënie, nuk matet me 5-15 ditë. Duhet një jetëgjatësi. Nuk ka një datë fikse.”

Por çdo të ndodhë me universitetet, dhe me ata që punojnë në industrinë e muzikës, artit, me teatrot, kinematë e stadiumet. Sërish Tomini u shpreh se do të veprohet në bazë të tendencës së situatës epidemiologjike.

“Duke parë tendencën, duke u mbështetur tek imunizimi besoj që situata do të përmirësohet edhe për këto grupe. Shqipëria e ka menaxhuar situatën me masa të moderuara.  Të gjitha grupet që kanë rrezikuar shumë nga pandemia, janë aktiviteti që çlirojnë shumë energji, distancimi është thuajse i pamundur.  Po reflektojnë grumbullimin masiv…”

Ndërsa, e pyetur për rastin e familjes nga Kosova që humbën jetën nga konsumimi i disa kërpudhave helmuese, Eugena Tomini tha se çështja është në hetim e sipër.

“Është në hetim e sipër për dy mjekët që e kanë këshilluar në momentin e parë. Trajtimi më pas, ka proceduar sipas të gjitha indikatorëve dhe kritereve bazë. Ka ardhur si intoksikacion nga kërpudhat.” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!