Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ftesa e Ramës për zgjedhjen e Presidentit të ri, PD: Detyra jonë është të mbrojmë votat

schedule11:14 - 10 Maj, 2021

schedule 11:14 - 10 Maj, 2021

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së sotme të kryeministrit Edi Rama se dora e mazhorancës do të jetë e shtrirë për bashkëpunim dhe për zgjedhjen e presidentit të ri.

Ne deklaratën e saj për mediat PD e akuzon kryeministrin si autori kryesor i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve.

Ndër të tjera në këtë deklaratë theksohet se detyra e opozitës ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend dhe se asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë.



LEXO EDHE: Rama: Mandati i tretë nuk është betejë me PD, dora do të ngelet e shtrirë për bashkëpunim

“Edi Rama është autori i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim. Me qëllim që të largojë vëmendjen ai vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet. Vjedhja e zgjedhjeve nga Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin tonë drejt një masakre masive elektorale, ku viktimat janë qytetarët shqiptarë dhe e ardhmja e tyre. Detyra jonë ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë, duke filluar me shpalosjen e fakteve, provave dhe të dhënave që dëshmojnë pëmasën e plotë të masakrës zgjedhore nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi”, thuhet në deklaratën e PD-së.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!