Rama: Do të votojmë në bllok për të shkarkuar Metën, do konsultohemi me PD për presidentin e ri

schedule10:21 - 10 Maj, 2021

schedule 10:21 - 10 Maj, 2021

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e parë me deputetët fitues në zgjedhjet e 25 prillit ka deklaruar se shkarkimi i presidentit Ilir Meta është vendimi më i shpejtë që duhet marrë.

Rama në fjalën e tij ka thënë se Meta dhe partia e tij nuk do të kenë asnjë mundësi bashkëpunimi me mazhorancën e PS-së.

Mesazhi i tretë është për të gjithë opinionin publik, me Ilir Metën dhe me partinë e tij nuk do të ketë asnjë bashkëpunim. Meta duhet që të shkarkohet nga detyra, është një personazh grotesk që turpëron të gjithë dhe shtetin me qëndrimin e tij, do të bëjmë çfarë kemi në dorë për ta çminuar institucionin e Presidentit duke e votuar në bllok shkarkimin e tij.

Nuk duhet që ta shikojmë më në krye të vendit atë, është herët për të folur për atë por në çdo rast ne do të konsultohemi me Partinë Demokratike për Emrin e Presidentit të Shqipërisë”, tha Rama.e.su./abcnews.al