Kristal Abazaj ka gjetur golin në Turqi. Sulmuesi shqiptar i Istanbulspor ka zhbllokuar shpejt takimin jashtë fushe me Ankarasporin.
Ishte minuta e pestë kur 24-vjeçari nga Elbasani dërgoi topin në rrjetë falë një goditje të saktë me të djathtën.
Avantazh i rëndësishëm për Istanbulspor, që po garon fort për rikthimin në elitën e futbollit turk (aktualisht renditet në vend të katërt në 1.Lig).
Eduart Rroca mungon në këtë përballje për shkak të një dëmtimi, ndërsa Valon Ethemi po e ndjek përballjen nga pankina.
Istanbulspor vazhdon të kryesojë 0-1, teksa ky ishte goli i katërt sezonal në kampionat për Abazajn, i cili numëron edhe pesë asiste. /abcnews.al