Policia e Krujës ka vënë në pranga një person i cili akuzohet se ka përndjekur një shtetase.
Sipas informacionit të uniformave blu, shtetasi me iniciale L.T., 47 vjeç është vënë në pranga, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme (rreth 4 vite) ka përndjekur shtetasen E.Q.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L.T., 47 vjeç, banues në Krujë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme (rreth 4 vite) ka përndjekur shtetasen E.Q”, thuhet në njoftimin e policisë. e.su./abcnews.al