Interi zhvillon në “San Siro” ndeshjen e parë si kampion Italie, duke ia dalë të fitojë 5-1 ndaj Sampdorias. Dominim absolut i skuadrës zikaltër, që është ngjitur në shifrën e 85 pikëve.
Roberto Gagliardini zhbllokoi sfidën në minutën e katërt, teksa më pas dhuroi një asist për Alexis Sanchez. Kileni dërgoi topin në rrjetë, por skuadra mike reagoi dhe shkurtoi rezultatin me anë të Balde Keita.
Sulmuesi afrikan gjeti golin e “ish”-it, por Alexis Sanchez realizoi sërish në aksionin pasardhës. Kaq për pjesën e parë, ndërsa vendasit gjetën edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës në fraksionin e dytë të përballjes.
14 – L’Inter ha registrato un nuovo record di successi casalinghi consecutivi in Serie A: 14. Ovazione.#InterSampdoria #SerieA pic.twitter.com/h0hZZQACoR
— OptaPaolo (@OptaPaolo) May 8, 2021
Në minutën e 61-të pati festë për 21-vjeçarin Andrea Pinamonti, ndërsa Lautaro Martinez nga pika e bardhë e penalltisë vulosi suksesin me “manita” të skuadrës së Antonio Contes.
Përfundimisht 5-1 për Interin, teksa kjo ishte fitorja e 14-të radhazi shtëpiake për kampionët e Italisë, të cilët kanë vendosur një rekord në Serie A./abcnews.al