Ylli i PSG dëmton ligamentin, rrezikon pjesëmarrjen në Europian

schedule15:54 - 8 Maj, 2021

schedule 15:54 - 8 Maj, 2021

Pas eliminimit nga Champions Legaue, PSG po përgatitet për të mbyllur me sukses sezonin në Ligue 1, teksa shpreson në një hap fals të Lille.

Megjithatë një lajm i keq ka mbërritur sot në kampin e parizienëve. Marco Verrati ka pasuar një dëmtim në ligamentin e gjurit të djathtë dhe ka ndërprerë stërvitjen.

Nuk bëhet me dije sa do mungojë mesfushori, por rreziku është i madh edhe për pjesëmarrjen në Europian me Italinë, teksa nisja e kompeticionit është vetëm disa javë larg. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!