Pas miratimit, mblidhet sot Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta

schedule08:00 - 8 Maj, 2021

schedule 08:00 - 8 Maj, 2021

Komisioni Hetimor, i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me 97 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim për të shkarkuar presidentin Ilir Meta, do të mblidhet sot në orën 11:00.

Lexo edhe: Shkarkimi i Metës, Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit Hetimor

Ky Komision drejtohet nga deputeti socialist, Alket Hyseni, ndërsa nënkryetari i komisioni është Myslim Murrizi. Sekretare është Klotilda Bushka dhe anëtarë të tjerë janë Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka dhe  Arlind Çarçani.

Ndërsa zëvendësues janë emëruar Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhi. Mbledhja do të zhvillohet në ambientet e kryesisë së Kuvendit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!