Shkarkimi i Metës, Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit Hetimor

schedule13:42 - 7 Maj, 2021

schedule 13:42 - 7 Maj, 2021

Kuvendi ka miratuar ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Kështu Kuvendi i ka hapur rrugë për herë të dytë një Komisioni Hetimor që të hetojë lidhur me shkeljet e pretenduara nga 49 deputetë të mazhorancës të cilët akuzojnë Metën se ka dalë jashtë kompetencave dhe ka shkelur rëndë Kushtetutën para dhe gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

Komisioni Hetimor që do të shqyrtojë kërkesën e 49 deputetëve të mazhorancës është miratuar me votën pro të 97 deputetëve,  6 kundër dhe abstenim 1 deputetë. Kryetari i këtij komisioni  është Alket Hyseni. Ndërsa, nënkryetari i komisioni është Myslim Murrizi. Sekretare është Klotilda Bushka dhe anëtarë të tjerë janë Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka dhe  Arlind Çarçani.  Kurse, zëvendësues janë emëruar Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhi./abcnews.al/