Në fshatin Kroj i Madh në malësinë e Krujës, ka rënë zjarr duke djegur sipërfaqe me shkurre, dhe pemtari.
Sipas informacioneve nga banorët e zonës, zjarri ende është i paqartë, ndërsa për shkak të terrenit të vështirë ndërhyrja me mjete zjarrfikëse mbetet e pamundur, priten forca nga emergjenca civile ose dhe ndërhyrja nga ajri.
Deri në këto momente nuk rrezikohen banesa, ndërsa erërat favorizojnë përhapjen e flakëve. / abcnews.al /

