Në ‘Abc e pasdites’ Ermali mirëpriti sot artisten Liljana Kondakçi. Gjatë intervistës mbushur me rrëfime të dekadave në skenë, zbuluam edhe anën e saj suportuese ndaj artistëve të rinj apo muzikës së sotme. Por, mes divave të verteta muzikore të viteve para ’90 a ka pasur një luftë nën zë, për të ulur njëra-tjetrën?
“Nuk e di. Përveç kolegëve të mi unë nuk kam jetuar me të tjerë. Po ne kemi pasur dashuri dhe sinqeritet shumë me njeri-tjetrin, vazhdojmë ta kemi edhe sot”. Por si e sheh Liljana Festivalin e Këngës dhe Shqipërinë në Eurovizion? A do kishte dashur ajo të përfaqësonte vendin e saj?
“Po sigurisht çdo këngëtar e ka dëshirë atë. Po unë kam një mendim timin për shembull: pse është ky koncept që duhet patjetër kënga fituese e Festivalit të shkojë direkt. Gjatë gjjithë vitit për shembull mund të mbledhësh këngët më të bukura të atij viti ose qoftë edhe nga Kënga Magjike, të krijohet një komision edhe të zgjedhësh këngën më të bukur. Pra siç ka qenë anketa muzikore që ka qenë Anketa Muzikore që doli në fund fare fituesja e fituesve të muajve”.
Ajo është një artiste që gjithmonë është krah të rinjve dhe teksa Ermali e pyet se cilët ka më të preferuar ajo tha se sa i takon vokalit janë Elvana Gjata, Xhesika Polo apo Samanta Karavella. /abcnews.al