Partia Demokratike ka reaguar pasi Gjykata Administrative rrëzoi VKM-në që e kalonte Kopshtin Botanik tek Bashkia Tiranë. Në një deklaratë për mediat, Albana Vokshi deklaroi se ky është një hap më shumë në anën ë drejtë.
Sipas asaj që deklaroi Vokshi, vendimi shkon kundër qëllimit të Ramës dhe Veliajt “për ta tjetërsuar Kopshtin Botanik për interesa korruptive.”
DEKLARATA
“Vendimi i Gjykatës Administrative për t’i kthyer #Kopshtin #Botanik Universitetit të Tiranës është lajmi më i mirë i javës. Vendimi shkon kundër qëllimit të Ramës dhe Veliajt për ta tjetërsuar Kopshtin Botanik për interesa korruptive.
Ky është hapi i parë i ndalimit të vjedhjes me vendim special të qeverisë të 15 ha të Kopshtit Botanik, ku rriten 2 mijë specie bimore. Duke mbetur kështu siç është, Kopshti Botanik do t’u shërbejë brezave të studentëve dhe kërkuesve shkencorë.
Falenderoj Rektorin #Koni dhe të gjithë #pedagogët dhe #studentët që nuk hoqën dorë nga kjo betejë e drejtë, pavarësisht presioneve e shantazheve. #PD do të vazhdojë të jetë cdo ditë në krah për të drejtat e tyre. ” /abcnews.al/