Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Emiratet e Bashkuara Arabe mbështesin antarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

schedule19:38 - 6 Maj, 2021

schedule 19:38 - 6 Maj, 2021

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, është takuar këtë të enjte me ambasadoren jorezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, Nabila Alshamsi.

Ministrja Gërvalla falënderoi ambasadoren Alshamsi për kontributin dhe ndihmën e Emirateve të Bashkuara Arabe dhënë në faza të ndryshme të shtet ndërtimit, duke qenë shteti i parë arab që njohu pavarësinë e Kosovës.

Ministrja e vlerësoi në veçanti mbështetjen e dhënë në sektorët si ekonomia e shëndetësia. Me këtë rast, u theksua nevoja që të forcohet dhe thellohet bashkëpunimi mes dy vendeve, sidomos në rrafshin ekonomik.

Nga ana e saj, ambasadorja Alshamsi rikonfirmoi mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe karshi anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!