Meshkujt shikohen si bankomat për vajzat e ekranit? E vërteta ndryshe, debati Kosovë-Shqipëri!

schedule17:57 - 6 Maj, 2021

schedule 17:57 - 6 Maj, 2021

Këtë të enjte në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi ishin të ftuara Olta Sheta, Egzona Ademi dhe Liesa Haxhiasllani, të cilat biseduan për të jetuarin vetëm apo me familjen. Olta theksoi se vazhdon të jetojë me familjen pasi kështu ndihet shumë komode por nuk do ta kishte problem dhe është pro të jetuarit vetëm.

Ndërkohë Egzona tha se ka jetuar vetëm pas të 25-ave, dhe vazhdon ende pasi prindërit e saj nuk jetojnë më. Ndër të tjera ajo tha që 19 vjeçe ka filluar të financohet vetë. Ermali e pyet se më pas mos ndoshta kishte pasur ndihmën e ndonjë djali apo partneri, siç rëndom shoqeria percepton e paragjykon.

Po jo ore! Unë dua një djalë ta dua, jo të jetë bankomati im”, iu përgjigj Egzona. Kaq mjaftoi që të niste debati dhe të treja vajzat pohuan se nuk vlen paraja sesa mashkulli dhe karakteri.

Po ashtu Liesa tregoi se e ka pasur shumë të vështirë ndarjen nga familja saqë sa herë mbyllte telefonatat me videocall qante. Po a ja dalin dot të rinjtë me financat nëse shkëputen nga familja? Egzona pohoi se shqiptarët ia ‘fusin’ kosovarëve me çmimet e banesës edhe pse në fakt zbuluam të kundërtën. Oltës në Prishtine shtëpinë nga 300 euro, ja kanë ofruar 500 euro.

Ndërsa vajzat po diskutonin në studio janë apo jo të shtrenjta Olta shton duke qeshur “ma kanë futur mua”. Ermali e pyet sërish Egzonën se kush ia fut njeri-tjetrit më shumë në këtë mes, ajo tha se shqiptarët e Shqipërisë sepse të Kosovës vijnë më shpesh në Tiranë. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!