Shuhet në moshën 91 vjeçare shkrimtari Kasëm Trebeshina

schedule17:57 - 7 Nëntor, 2017

schedule 17:57 - 7 Nëntor, 2017

Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare shkrimtari Kasëm Trebeshina. Desidenti i njohur ndërroi jetë në Ankara, ku jetonte tek e bija. Pas rënies së komunizmit ai proklamohej si disident duke marrë për bazë një promemorie që thuhej t’ia kishte dërguar Enver Hoxhës në vitin 1953, ku e kritikonte realizmin socialist. Kasëm Trebeshina, kishte i lindur në Berat më 8 gusht 1926. Pjesa më e madhe e veprave të Trebeshinës kanë nisur të botohen në fillim të viteve ’90 në Prishtinë: “Stina e stinëve,” botuar në 1991, “Mekami, melodi turke”, botuar në 1994, drama “Historia e atyre që s’janë”e botuar në 1995, “Tregtari i skeleteve” botuar në 2006, “Këngë për Kosovën”, botuar në 2007 si dhe “Shtigjet e shekujve”, botuar po 10 vite më parë. Një vit më parë, në kuadër të 90 vjetorit të lindjes, Kasëm Trebeshina u kujtua përmes një ekspozite me veprat e tij dhe një konferencë shkencore të organizuar nga qendra e studimeve “Buzuku” me iniciativën e studiuesit Behar Gjoka. Por ende një pjesë e madhe e veprës së Kasëm Trebeshinës është në dorëshkrim, mes të cilave 18 vëllime me poezi, 42 pjesë teatrore, 21 romane e vëllime me tregime./abcnews.al