Eden Hazard bëhet çështje te Real Madrid. Spanjollët u mposhtën mbrëmë nga Chelsea, që shkoi në finalen e Champions League, ndërsa sulmuesi u kap nga kamerat duke qeshur.
Hazard, pas ndeshjes ishte me Zouma dhe Edouard Mendy. E qeshura e tij sigurisht nuk është pëlqyer nga tifozët, madje edhe është kritikuar në masë edhe nëpër studio televizive.
Eden Hazard couldn't help but be happy for his former club ?
(?: @btsportfootball)pic.twitter.com/xrCdFTG4BW
— B/R Football (@brfootball) May 5, 2021
Belgu më parë ka qenë pjesë e Chelsea, por pas eliminimit nga Champions do të duhet të ishte kursyer disi. Reali ka shpenzuar për të rreth 100 milion euro dhe deri më tani më shumë ka qëndruar në infermieri, për shkak të dëmtimeve të shpeshta. /abcnews.al