Italia mund të hapet sërish për turistët e huaj nga mesi i majit. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i vendit.
Vendi do të lejojë turistët të hyjnë pa karantinë sa më shpejt të jetë e mundur këtë muaj, njoftoi kryeministri, Mario Draghi, duke shtuar se vendi mund të jetë gati që të “mirëpresë botën”.
Vizitorët që janë të vaksinuar me doza të aprovuara nga BE, e kanë kaluar Covid-19 ose kanë rezultuar negative për virusin 48 orë para udhëtimit mund të futen në Itali pa kufizime. Rregullat e reja do të zbatohen për të gjitha vendet përveç atyre që janë në listën e zezë për kufizimet e udhëtimit të Italisë, përfshirë Brazilin dhe Indinë.
Qeveria e Italisë është në një luftë me kohën për të shpëtuar sezonin turistik me shpresën për të shpëtuar industrinë e dëmtuar rëndë nga pandemia e koronavirusit. sb/abcnews.al/


