Riyad Mahrez u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes së sotme, falë dy golave të shënuar, që i dhanë Cityt triumfin 2-0 ndaj PSG dhe kalimin në finale të Champions League. Pas ndeshjes sulmuesi foli për mediet dhe u shpreh se ishte kualifikim i merituar.
“Është një kualifikim i merituar në dy ndeshje. Ditëm të ishim efektivë kur ishte e nevojshme. Bëmë një lojë mesatare në pjesën e parë dhe e ngritëm ndjeshëm nivelin në të dytën. Mund të shënonim edhe tre ose katër gola më shumë.
Ata e humbën qetësinë dhe nisën të na godisnin. Pastaj morën të kuq dhe na e bënë shumë më të lehtë. Nuk e di nëse është sezoni më i mirë i imi këtu, por të shënosh në ndeshje të rëndësishme, është ajo ç’ka dëshiron çdo lojtar”, u shpreh Mahrez. /abcnews.al