Rikthehen turistët, por muzetë në Tiranë janë mbyllur

schedule19:11 - 3 Maj, 2021

schedule 19:11 - 3 Maj, 2021

Pandemia preku ndjeshëm turizmin, të rrallë janë grupet të cilët shfaqen  në Tiranë këtë kohë pandemie. Një grup turistësh nga Ukraina, vizitojnë kryeqytetin tone për herë të parë, por e hëna nuk është dita më e mirë për të shijuar turizmin kulturor, pasi muzetë dhe galeria e arteve e kanë ditë pushimi, dyert e tyre janë të mbyllura. Ata munden të fiksonin foto me skulpturat para hyrjes dhe skulpturat e diktatorëve pas.

Ukraina renditet një ndër 3 shtetet me numrin më të lartë të turistëve në Shqipëri. Vështirësia e tur-operatorëve qëndron edhe tek reduktimi i numrit të turistëve, pasi nga 55 vende në një autobus nuk lejohen më shumë se 37 në këtë periudhë pandemie.

Në rrugët e kryeqytetit, nuk mungojnë edhe shqiptarë të Kosovës të cilët kanë preferuar të kalojnë një ditë ndryshe ne Tiranë. Sipas të dhënave të INSTAT 58% më pak shtetas të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë vitit pandemik 2020 në krahasim me vitin 2019.

Vihet re se pjesa më e madhe e të huajve që vizituan vendin janë kryesisht turistë  nga vendet e rajonit. Kështu numri më i madh i shtetasve të huaj në vitin 2020 erdhën:

  • Nga Kosova – 1.4 milion vizitorë
  • Nga Maqedonia e Veriut – 370,135 vizitorë
  • Nga Greqia – 203,445 vizitorë
  • Nga Mali i Zi – 174,233 vizitorë
  • Nga Italia – 123,489 vizitorë

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!