Në video është ndarë një pjesë nga fjalimet e kreut të PS gjatë fushatës që thotë: Kur votat të fillojnë të numërohen ju do ta kuptoni sepse Partia Socialiste nuk është Edi Rama.
PS, sipas asaj që transmetohet në videon e PD-së është Tom Doshi dhe tre deputetët e tij, është Aqif Rakipi me djalin dhe dhëndrin deputet, Juris Çyrbja i Plarent Dervishit, Ilir Ndraxhi i Avdylajve dhe Rrahman Rraja i bandës së kokainës në Belgjikë.
Kujtojmë se Partia Demokratike i ka cilësuar zgjedhjet e 25 prillit të vjedhura. Kryedemokrati Lulzim Basha në fjalimin e parë pas humbjes së zgjedhjeve është shprehur se Rama bëri gjithçka për të ndryshuar garën e ndershëm. Basha u ndal edhe te votat e pavlefshme duke thënë se kanë shkaktuar deformim të vullnetit të zgjedhësve. sb/abcnews.al/