Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 5 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 187 raste të reja.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se nga 2.944 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 187 raste pozitive.
Gjatë orëve të fundit, janë shëruar 456 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 94,630 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8,567.
Ndërkohë nga fillimi I pandemisë e deri më tani numri I të infektuarve me Covid ka shkuar në 105,375 raste nga 536,708 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,178 raste të vdekjes./abcnews.al


