Balla: Kemi bërë hapa në trajtimin financiar të punëtorëve, në mandatin e tretë më shumë punë

schedule11:01 - 1 Maj, 2021

schedule 11:01 - 1 Maj, 2021

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve thotë se në Shqipëri janë bërë hapa të rëndësishëm në trajtimin më të mirë financiar, por thekson se duhet bërë më shumë në mandatin e ri të PS.

“Gëzuar ditën ndërkombëtare të punëtorëve! Edhe pse në Shqipëri kemi bërë hapa të rëndësishëm në trajtimin më të mirë financiar, përmirësimin e kushteve dhe rritjen e sigurisë në punë,

jemi të vetëdijshëm që më shumë duhet të bëjmë gjatë këtij mandati të ri që ne socialistëve na besuan shqiptarët. Respekt për çdo punëtor shqiptar! Gëzuar 1 majin!”, shkruan Balla./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!