Analistja Xhevahire Izmaku komentoi për Ballkan Update vendimin e togave të zeza në Hagë lidhur me katër ish krerët e UÇK.
81 vitet e burgimit për ta, Izmaku i komentoi si një rast të paparë në botë ku viktima barazohet me kriminelin. Sipas saj, duhet të ketë një unifikim të klasës politike në Kosovë për mbrojtjen e vlerave të lirisë. Izmaku shtoi se ndërtimi i këtyre dhomave kishte një sponsorizim të ashpër nga Serbia dhe Rusia.
“Ndërtimi i Kosovës është bërë në mirëbesim me legjislacionin ndërkombëtar. Ne dje kemi parë vendimin e dënimit të krerëve të njerëzve që kanë ngjall shpresat për liri në momente ku askush nuk është pritur të dalë i gjallë që aty.
Për ne, ka qënë shpresë e vetme UÇK dhe kjo është e papranueshme. Kosova nuk pranon barazimin e viktimës me kriminelin, është rast i paparë në botë! Ështe urgjente nje unifikim i klasës politike në Kosovë. Ne nuk kemi ende një vendim ose ftesë për ulje në tavolinë për mbrojtjen e vlerave të lirisë. Kosova e ka pasur mbi këto vlera. Ndërtimi i këtyre dhomave kishte një sponsorizim të ashpër nga Serbia dhe Rusia. Edhe ky epilog është prodhim i ketij angazhimi.”

