Lionel Messi përfundon kontratën e tij me Barcelonën në verë dhe e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë, me Manchester Cityn dhe PSG të gatshme për të joshur me miliona kapitenin katalanas dhe të kombëtares së Argjentinës.
Dje babai i argjentinasit zbarkoi në selinë e Barcelonës për të diskutuar në lidhje me rinovimin e mundshëm të djalit të tij me klubin, ku erdhi 13 vjeç dhe kapi majat më të larta të mundshme. The Times mësohet seç u vendos në takim.
Raportohet se Leo Messi është gati të pranojë një ulje të ndjeshme të pagës dhe të rinovojë me Barcelonën. Kjo e fundit kërkon të mos e humbë një imazh të tillë dhe ka gati kontratë 10-vjeçare për Messin, duke i siguruar “Pleshtit” një rol drejtues pas largimit. /abcnews.al