Një 23 vjeçar, i cili i vuri flakën një stacioni të policisë në Minneapolis gjatë protestave për vdekjen e George Floyd është dënuar me 4 vite burg. Dylan Shakespeare Robinson, gjithashtu do të paguajë 12 milion dollarë për dëmet e shkaktuara në selinë e policisë në Minneapolis.
Mijëra protestues rrethuan stacionin e policisë ndërsa shpërtheu në flakë tre ditë pas vdekjes së Floyd në maj të vitit të kaluar. Përveç kësaj, ai dhe disa persona të tjerë dyshohet se shembën një gardh që rrethonte selinë.
Floyd vdiq më 25 maj pasi ish-oficeri i policisë së Minneapolis Derek Chauvin i vuri gjurin në fyt duke e lënë të vdekur. Chauvin u dënua në fillim të këtij muaji./abcnews.al