“Ethet” e garës së kandidatëve, kush janë demokratët më të votuar në qarqe

schedule08:45 - 29 Prill, 2021

schedule 08:45 - 29 Prill, 2021

Partia Demokratike arriti të sigurojë 59 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, duke dalë forcë e dytë. Ndërkohë që në disa qarqe vijon ende numërimi i votave nominale, abcnews.al ju sjell kandidatët më të votuar demokratë.

Në Berat, janë numëruar 272 qendra votimi nga  277, deri tsni më i votuari rezulton Tomor Alizoti me 4832 vota.

Në qarkun e Dibrës ka përfunduar numërimi dhe më i votuar është Edmond Isaku, i cili renditet i katërti në listë dhe ka marrë 5098 votës, por nuk mundur të kalojë herësin.

Në qarkun e Durrësit, deri tani kandidatja më e votuar mes demokratëve është Andia Ulliri me 5249 vota. Në Durrës janë numëruar 270 qendra votimi nga 481 në total.

Në qarkun e Elbasanit kandidati më i votuar është Luçiano Boçi me 11076 vota, i cili renditet i shtati në listë dhe ka mundur të thyejë herësin. Deri më tani janë numëruar  508 qendra votimi në qark nga  511 në total.

Në Fier kandidati demokrat më i votuar është Agron Kapllanaj, i cili ka siguruar deri më tani 9225, ndërsa renditet i shtati në listë. Deri tani në këtë qark janë numëruar  541 qendra votimi nga 580 në total.

Në qarkun e Gjirokastrës demokrati më i votuar është drejtuesi politik Tritan Shehu, i cili renditet i pari në listë dhe ka marrë 3364 vota. Në këtë qark PD mori vetëm një mandat.

Në Korçë më i votuar rezulton Ervin Salianji, i cili ka siguruar 9428 vota dhe renditet i treti në listë. Në këtë qark është mbyllur procesi i numërimit.

Në qarkun e Kukësit kandidati më i votuar është Flamur Hoxha, i cili ka siguruar 9159 vota dhe renditet i pari në listë. Edhe në këtë qark ka përfunduar numërimi.

Në Lezhë kandidati i PD më i votuar rezulton Kastriot Piroli, i cili ka marrë 6411 vota. Në këtë qark janë numëruar 222 qendra votimi nga 249 në total.

Demokrati më i votuar në Shkodër është drejtuesi politik, Bardh Spahia, i cili ka siguruar 7219 vota dhe renditet i shtati në listë.  Në këtë qark ka përfunduar procesi i numërimit. 

Në qarkun e Tiranës në listën e demokratëve rezulton të jetë më i votuar kreu i partisë, Lulzim Basha me 11862. Deri më tani janë numëruar 847 qendra votimi nga 1243 qendra në total.

Në Vlorë, kandidati më i votuar është gjithashtu drejtuesi politik, Bujar Leskaj. Ky i fundit ka siguruar 5254 dhe renditet i pari në listë. Në këtë qark janë numëruar 444 qendra votimi nga 445 në total.

g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!