Dy vëllezër Besnik Bali 40 vjeç dhe Isamir Bali, 34 vjeç nga Barbullinjë e Lushnjës u arrestuan në Elbasan pasi tentuan të fusin drogë në burgun e Kosovës. Ndërkohë u shpall në kërkim një 34 vjeçar nga Berati. Sipas policisë personat e arrestuar kanë tentuar të fusin në qelitë e burgut të Kosovës lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Lushnje, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasve Besnik Bali dhe Isamir Bali, ku u gjet lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Njoftimi i Policisë
Nga Specialistët për Hetim e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u arrestuan në flagrancë 2 shtetas si dhe u shpall në kërkim një tjetër dhe konkretisht:
- Besnik Bali 40 vjeç dhe Isamir Bali, 34 vjeç, (vëllezër) banues në fshatin Barbullinjë, Lushnje. Si dhe u shpall në kërkim I.Z., 34 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat.
Shtetasit e arrestuar kanë tentuar të fusin në I.E.V.P të Kosovës, Lushnje, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Lushnje, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasve Besnik Bali dhe Isamir Bali, ku u gjet lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Nga veprimet e kryera rezulton se lëndën narkotike këto shtetasit e kanë siguruar tek shtetasi I. Z., i cili është shpallur në kërkim. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 792 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.droge
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale ” “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”. /abcnews.al