Banorët në Korçë: Uji që pijmë me zvarranikë dhe krimba

schedule15:42 - 5 Tetor, 2018

schedule 15:42 - 5 Tetor, 2018

Banorët e një fshati afër qyteti të Korçës ankohen se uji i tyre është i ndotur. Ata tregojnë se kur ka reshje nga çezmat dalin krimba dhe zvarranikë.

Uji që vjen në çezmat e fshatit Kuç i Zi, pak kilometër larg Korçës, nuk është i pijshëm. Edhe pse në  pamje të parë, uji duket i pastër, banorët ankohen se në kohë me reshje, nga rubinetat dalin krimba dhe zvarranikë.

Banor 1: Edhe krimba më kanë dalë mua kur hap saraçineskën.

Banor 2: Këtu kanë dalë zhaba e hardhuca, çfarë s’kanë dalë nëpër tuba.

Banor 3: Uji as që bëhet fjalë që të pish.

Prej shumë vitesh,depoja, e cila u ndërtua me kontributin e banorëve, nuk klorifikohet dhe pastrohet, çfarë bën, që më tepër se 200 familje, të konsumojnë ujë jashtë çdo standardi higjieno – sanitar dhe me ngarkesë mikrobike. Janë të shpeshta rastet, kur banorët kanë përfunduar në spital, me shqetësime gastro-intestinale, si rezultat i konsumit të ujit.

“Po njerëzit kanë patur edhe të shtruar në spital”.

Shqetësimi i banorëve, për cilësinë e ujit, që e paguajnë rregullisht, është i mbartur prej vitesh, por edhe tani, që ujësjellësi i fshatit kaloi në varësi të bashkisë së Korçës, problemit nuk i është gjetur zgjidhje.

Bashkia është kujdesur, që në çdo shtëpi të vendosë matësa të rinj, për të llogaritur sasinë e ujit që konsumohet, edhe pse nga çezmat, bashkë me ujin, dalin gjithfarë mbeturinash dhe gjallesash. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!