Në medie thuhet se PSG është në kërkim të një portieri të ri, por lëvizja e fundit fakton diçka ndryshe. Klubi francez para pak çastesh njoftoi rinovimin e Keylor Navas.
Portieri nga Kosta Rika ka rinovuar kontratën e tij deri në verën e vitit 2024, duke u konfirmuar mes katërkëndëshit të kampionëve të Francez, të paktën edhe sezonin e ardhshëm.
Ky edicion ka qenë mjaft pozitiv për 34-vjeçarin, teksa ka qenë vendimtar në disa nga ndeshjet më të rëndësishme të skuadrës, ku veçohen ato me Barcelonën dhe Bayern Munchen në Champions League. /abcnews.al
? ??? ?????? ?#Navas2024 pic.twitter.com/jwZO0b6JqI
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) April 26, 2021