Rreth mijë drejtorë dhe nëndrejtorë shkollash në të gjithë vendin do të trajnohen dhe çertifikohen me metodologjitë më të mira të trajnimeve ndërkombëtare. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në hapjen e shkollës së drejtorëve e cila sipas tij do t’i japë fund emërimeve politike të drejtuesëve të institucioneve arsimore.
Qeveria pranon që ka qenë e pafuqishme ndaj emërimit politik të drejtorëve të shkollave.
“Nuk kam hezitim të them që jam kokëulur para mësuesve dhe prindërve shqiptare që nuk ia kemi dalë që të ndalojmë emërimin e drejtorëve politikisht”.
Por siç ndodh rëndom të tilla deklarata bëhen pasi është siguruar një zgjidhje. Kjo do të jetë shkolla e dedikuar për drejtorët ku do të specializohen dhe çertifikohen për punën e tyre.Mbështetësi kryesor për këtë projekt është fondi shqiptaro- amerikan.
Modeli është marrë nga Izraeli dhe është përshtatur për Shqipërinë. Rastësisht apo jo, kryeministri Edi Rama e mori si shembull të vendit që falë dijes është ndër shtetet më të zhvilluara.
“Unë bëj shpesh krahasimin mes Shqipërisë dhe Izraelit, ata nuk kanë ujë, ne jemi vendi i dytë më i pasur në Europë. Por ata kanë sistemin më ekselent në botë, ndërsa ne ujin e kemi pasur problemin më të madh. Baza e dijes është shkolla”.
Reforma në arsim e nisur 5 vjet më parë ka dhënë rezultatet e saj positive sin ë përzgjedhjen e mësuesëve po ashtu edhe në hartimin e teksteve shkollorë tha kryeministri Rama. Hallka e ndryshur e këtij zinxhiri ishte emërimi i drejtorëve që pas ngritjes së shkollës së drejtorëve do të zëvendësohet nënvizoi kreu i qeverisë.
“Do të jetë operacion i rëndësishëm për reformën në arsim. Ndahet shkolla nga politika. Nuk është vetëm institucion, por është vendi ku fondi ka kaluar me ekspertizë ndërkombëtare. Kemi shumë drejtorë dhe nëndrejtorë të cilat nuk janë për këtë punë, por shkolla do të sigurojë metodologjitë më të mira të trajnimeve ndërkombëtare”.
Fondi shqiptaro-amerikan do të financojë 6.2 milionë dollarë për tre projekte në arsim. Pas shkollës së drejtorëve do të realizohet vlerësimi automatik i provimeve të Universitetit të Tiranës dhe Durrësit si fillim, me pas edhe tekstet e parametrave që bota njeh për Universitetin fillimisht në fushën e Drejtësisë. Drejtori i bordit Mjkëll Granoff mori jo vetëm falenderimin e kryeministrit Rama por dëgjoi edhe një arsye më shumë pse duhet investuar në Shqipëri. /abcnews.al

