Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat

schedule06:50 - 25 Prill, 2021

schedule 06:50 - 25 Prill, 2021

Sipas MeteoAlb orët e para të ditës janë dominuar nga alternime kthjellimesh e vranësira kalimtare, më të dukshme do të jenë në zonat përgjatë kufirit lindor.

Mesdita dhe pasditja vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet do të dominojnë në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ditore duke u luhatur nga 4°C mëngjesi në Verilindje deri mbi 22°C maksimumi në zonat e ulta.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Masat ajrore të qëndrueshme kanë përfshirë pjesën më të madhe të kontinentit: konkretisht Jugun, qendrën dhe Veriun e saj, ku moti me diell dhe i ngrohtë do jetë dominues.. ndërsa mot i vranët dhe me reshje dominon dy ekstremet Jugperëndim dhe Lindjen e kontinentit.

Kosova

Alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare dominojnë orët e para të ditës në Republikën e Kosovës. Por mesdita sjellë largim të vranësirave duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.

Maqedonia e Veriut

Paraditja paraqitet me mot të kthjellët ndërsa vranësira të lehta do ketë në zonat lindore. Por mesdita largon vranësirat nga i gjithë territori duke ri-kthyer kthjellimet në të gjithë MV.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!