Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë goditi mbrëmjen e sotme zonën pranë Napolit, duke shkaktuar panik te banorët dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa lagje të qytetit.
Lëkundja sizmike u regjistrua në orën 19:46, ndërsa epiqendra u lokalizua në zonën e supervullkanit Phlegraean Fields, me një thellësi prej rreth 4 kilometrash.
Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për tërmetin më të fortë që ka goditur këtë zonë në 40 vitet e fundit.
⚠️Video di “Tutto Napoli” e “Inter Napoli” dei crolli avvenuti a Pozzuoli a seguito della scossa di terremoto di magnitudo 4.7.
Convocato d’urgenza il centro di protezione civile. pic.twitter.com/T1WAc5DnBX
— Italia 24H Live 🔴 – Notizie dall’Italia (@Italia24HLive) July 31, 2026
Pas lëkundjes, mijëra banorë dolën në rrugë nga frika e pasgoditjeve. Në disa pjesë të Napolit u raportuan ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa ekipet e emergjencës janë angazhuar për të monitoruar situatën.
Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, por janë konstatuar dëme materiale. Një mur është shembur përgjatë një linje hekurudhore, ndërsa në zonën e Pozzuolit është regjistruar një rrëshqitje e pjesshme e një kodre.
Terremoto pesante tra Napoli e i campi flegrei pic.twitter.com/8xjiKDrq2o
— Francesco Borrelli (@NotizieFrance) July 31, 2026
Autoritetet italiane vijojnë kontrollet në zonat e prekura, ndërsa u kanë bërë thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet e mbrojtjes civile dhe të qëndrojnë vigjilentë për shkak të mundësisë së lëkundjeve të tjera.
/abcnews.al/


