Lirohet nga burgu ish-zyrtari i ARRSH, Albens Alite

schedule14:13 - 3 Tetor, 2018

schedule 14:13 - 3 Tetor, 2018

Albens Alite, ish-zyrtari i lartë i Autoritetit Rrugor Shqiptar, i akuzuar për abuzime me fondet e rrugës Tiranë-Elbasan është liruar nga qelitë e paraburgimit.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda pranoi kërkesën e paraqitur nga avokati i tij Besnik Çerekja për zëvendësim të masës së sigurisë.

Në vendimin e shpallur të mërkurën Apeli zëvendësoi masën “arrest në burg” ndaj tij me atë të “arrestit shtëpiak”.

Albens Alite u prangos në Shkurt 2018 bashkë me ish-kreun e ARRSH, Dashamir Xhika dhe ish-zyrtarin Aksel Qurduka.

Ata dyshohen për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”. Të tre u kallëzuan nga KLSH në vitin 2016 pas një auditi që zbuloi shkelje financiare.

Kallëzim për ta prokurori  depozitoi edhe Ministria e Infrastrukturës, auditi i së cilës konstatoi dëm në buxhetin e shtetit në vlerën 54 milionë dollarë./abcnews.al