Në takimin e fundit të demokratëve në Tiranë, para se shqiptarët t’i drejtohen kutive të votimit këtë të dielë, ka qenë prezent edhe djali i të ndjerit Sokol Olldashi, Glauk Olldashi.
Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi ka ndarë një foto krah tij në rrjetet sociale.
“Me Glauk Olldashin! Sot rritur e burrëruar për krenarinë e të ndjerit Sokol. Jemi të gjithë krenarë për atë që je sot, Glauk, trim i mirë me shokë shumë”, shkruan ai./mv.abcnews.al