Zgjedhjet e 25 prillit, Meta pret në takime ambasadorin e Prezencës së OSBE dhe të Britanisë

schedule19:21 - 23 Prill, 2021

schedule 19:21 - 23 Prill, 2021

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit këtë të premte pas ambasadores amerikane Yuri Kim, ambasadorit Luigi Soreca është takuar edhe me diplomatin britanik  Duncan Norman dhe ambasadorin e Prezencës së OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco.

Kreu i shtetit në këtë takimi ka informuar me ecurinë e procesit zgjedhor në Shqipëri dhe ka theksuar se angazhimi dhe interesin e tyre për një proces zgjedhor, plotëson standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Meta ndër të tjera  i ka njohur ambasadorët me denoncimet e shumta të qytetarëve dhe subjekteve politike për parregullsi serioze të konstatuara gjatë fushatës zgjedhore, që duhet të kishin marrë menjëherë përgjigjen e shpejtë dhe të prerë të institucioneve përgjegjëse, duke parandaluar çdo përshkallëzim tjetër.

Ai ndër të tjera ka theksuar se është me rëndësi jetike për integritetin e procesit zgjedhor, që Policia e Shtetit dhe institucionet gjyqësore, gjatë ditëve në vazhdim të reagojnë në mënyrë të menjëhershme me profesionalizëm, paanshmëri të plotë dhe në përputhje me ligjin kundër çdokujt, që do të guxojë të kryejë krim zgjedhor.

Gjithashtu kreu i shtetit ka kërkuar ambasadorëve angazhimin e tyre në vëzhgimin e zgjedhjeve, veçanërisht në Qarqet, që kanë shënuar edhe numrin më të lartë të denoncimeve zyrtare, për të cilat janë informuar hollësisht edhe të gjithë ambasadat e vendeve partnere.

Kreu i Shtetit ripërsëriti bindjen e tij të plotë se qytetarët do të marrin pjesë masivisht në këto zgjedhje, duke i bërë shërbimin më të mirë vendit dhe të ardhmes së pakthyeshme europiane.  e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!